VIDEO/ Nuk pret më gjatë, Armando Sadiku gjen golin e parë me Malagan

Armando Sadiku ka gjetur golin e parë me Malagan. Sulmuesi i Kombëtares ka arritur të zgjidhë përkohësisht një ndeshje shumë të luftuar nga të dyja anët për t’i dhënë avantazhin e përkohshëm ekipit që po ndeshet në transfertë ndaj Mirandes.

Rezultati është në shifrat 1-1, ndërsa goli i parë në këtë përballje erdhi nga Armando Sadiku. Pas një krosimi të bukur në zonë, lojtari elbasanas nuk gaboi me kokë, për të dërguar topin në rrjetë. Ky ishte goli i parë në ndeshjen e dytë të Sadikut te Malaga, ndërsa edhe në takimin e mëparshëm ka shkëlqyer, megjithëse pa arritur të linte gjurmë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *