VIDEO | “Nuk po respekton bluzën”, tifozët nuk durojnë më!

Lioni u rikthye te fitorja në kampionat kundër Anzhers pas dy humbjeve rresht. Ekipi ndodhet në vend të tretë dhe po rivalizon me Sant Etienin dhe Marsejën për një vend në Champions.

Golat e fitores u shënuan nga Depaj dhe Terrier, ndërsa një autogol i Tusart shkurtoi diferencat. Tifozët janë bërë protagonistë në fund të ndeshjes. Fitorja nuk i ka kënaqur plotësisht ata dhe i kanë kërkuar llogari mbrojtësit Marselo. Lojërat e tij të dobëta dhe deklaratat se i mungon Beshiktashi nuk janë pëlqyer aspak nga tifozët e Lionit.

Unë luaj për ju”, është shprehur braziliani, por disa ultrasve as që ua ndjen për këto fjalë. “Ti nuk po respekton bluzën e Lionit”, shprehet mes tensionit një prej tyre. Palët janë afër kontaktit fizik, por tifozë të tjerë tentojnë qetësimin e situatës, me Marselon që vazhdon të insistojë për të bindur të pakënaqurit se ai dhe shokët e tij po japin maksimumin për Lionin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *