VIDEO/ Nuk ndryshon kurrë! Duke i treguar muskujt para syve, Klop feston për inatin e gjyqtarit

Jurgen Klop nuk do të ndryshojë kurrë për mënyrën sesi e përjeton futbollin dhe sesi i shfaq emocionet e tij. Liverpuli vinte nga një ecuri negative në këto ndeshjet e fundit, ndërsa në përballjen e sotme luajti përballë Bournemouth.

Miqtë kaluan të parët në avantazh, por Salah dhe Mane përmbysën gjithçka brenda pjesës së parë. Të thuhet që Klop iu gëzua shumë golit të dytë, nuk është asgjë. Trajneri i Liverpulit e kishte inatin me anësorin, ndërsa menjëherë ka shkuar për t’i treguar muskujt dhe të festojë para syve të tij. Liverpuli arriti që të fitonte në shifrat 2-1, ndërsa ndodhet në vendin e parë dhe me 82 pikë, ndërsa e ndjek Manchester City me 57 pikë dhe 2 ndeshje më shumë për të luajtur. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *