VIDEO/ Nuk i beson syve! Arbitri e ndëshkon dy herë për katër minuta, Keidi Bare braktis fushën

Nga Klaudio Ndreca

Malaga është duke u ndeshur në transfertë ndaj Tenerifes, ndërsa vazhdohet në barazimin pa gola. Por Malaga është e detyruar të luajë për 45 minuta me 10 futbollistë. Kjo për shkakun se Keidi Bare është ndëshkuar me karton të kuq.

Mesfushori shqiptar ka marrë kartonin e parë të verdhë në minutën e 40. Nuk është kaluar shumë gjatë dhe vetëm katër minuta më vonë, arbitri nuk e ka menduar dy herë për t’i nxjerrë kartonin tjetër të verdhë Bares, që të lërë fushën e lojës. Duke mos i besuar syve as vetë për atë që ndodhi, lojtari i Kombëtares ka dalë në këtë mënyrë të pakëndshme nga ky takim. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *