VIDEO/ Nuk i beson syve! 2 kartonë për 2 minuta, Keidi Bare nxjerr inatin jashtë fushe

Nuk ka qenë mbrëmja e duhur kjo për Keidi Baren. Mesfushori shqiptar njihet për agresivitetin e tij në fushën e lojës dhe është pikërisht ai që e ka njerrë përpara kohe jashtë fushe në ndeshjen kundër Albacetes. Fillimisht një faull i shkaktuar në minutën e 69-të do të detyronte arbitrin t’i tregonte kartonin e verdhë lojtarit të Kombëtares kuqezi.

Por nuk do të kalonte gjatë që Bare të shihte sërish të verdhin përpara syve të tij. As 2 minuta më vonë një tjetër faull do të mbante emrin e mesfushorit shqiptar dhe gjyqtari nuk kishte ndërmend të toleronte. I verdhi i dytë për Baren, që megjithëse nuk mund t’u besojë syve detyrohet të lërë lojën përpara kohe. Inatin e brendshëm e ka shfaqur menjëherë sapo ka dalë nga fusha, teksa shkelmon një top që gjendej pranë.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që një epison i tillë i ndosh futbollistit shqiptar. Kjo pasi edhe në një tjetër ndeshje jo shumë kohë më parë do të ndëshkohej dy herë nga arbitri në një hark kohor shumë të shkurtër./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *