VIDEO/ Nuk e beson as vetë, Zlatan Ibrahimoviç nuk shënon dot te Milani me port bosh

Milani është duke u ndeshur në transfertë ndaj Breshias, ndërsa rezultati i pjesës së parë është mbyllur me rrjeta të paprekura. Breshia ka pasur disa mundësi të mira për të gjetur avantazhin, por pa e kaluar dot Donarumën.

Nga ana tjetër është Zlatan Ibrahimoviç që ka falur një rast të pastër goli. Teksa shkohej drejt minutave të fundit të pjesës së parë, Hernandez ka shërbyer një top të bukur nga krahu për sulmuesin suedez. Por këtë herë Ibrahimoviç dukej në rolin e mbrojtësit, pasi i vetëm ka bërë më të vështirën, duke e dërguar topin jashtë. “Do të shënoj nga larg, pasi nuk mund të vrapoj më si më parë”, do të shprehej disa ditë më parë Zlatan Ibrahimoviç, që mesa duket e ka humbur nuhatjen afër zonës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *