VIDEO/ Nuk bën dot pa “bandën e shqiptarëve“, Cokaj dhe Uzuni e dërgojnë Lokomotivën drejt finales

Lokomotiva e Zagrebit ka treguar edhe një herë tjetër se nuk bën dot pa “bandën e shiptarëve“. Kur gjërat duket se shkojnë për keq, janë gjithnjë futbollistët shqiptar ata që e kthejnë situatën. E njëjta gjë ka ndodhur edhe sot në gjysmë-finalen e Kupës së Kroacisë kundër Slaven Belupos. Këta të fundit ishin duke udhëhequr me rezultatin 1-0 në pjesën e parë, por ai gol i shkëlqyer nga Enis cokaj do të shënonte kthesën.

Talenti shqiptar me një goditje në ajër të topit e lë portierin kundërshtar të dorëzuar, duke vendosur baraspeshën në minutën e 68 të takimit. Topi ishte tepër i fuqshëm për t’u kontrolluar nga protieri dhe vetëm rrjeta mund t’a ndalte. Ndërkohë Lokomotiva do të shënonte edhe dy herë të tjera. Fillimisht me anë të Tolic në minutën e 80, ndërsa në minutat e fundit të shtësës do të ishte i përhershmi Uzuni ai që do të shënonte emrin e tij në listën e golashënuesëve. Sulmuesi kuqezi shfrytëzoi një top të Kastratit në zonë, nga ku nuk e pati aspak të vështirë të tundte rrjetën. Kështu “banda e shqiptarëve” tërheq sërish prej dore Lokomotivën e Zagrebit drejt finales së Kupës së Kroacisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *