VIDEO/ Një zotëri! 6 gola dhe trajneri i Bajernit “përleshet” me tifozët e tij: Këta duhet të rrinë në shtëpi

0

Ajo që ndodhi ndeshjen e sotme mes Hofenheimit dhe Bajernit të Mynihut padyshim që i habiti të gjithë. Në momentin që bavarezët po dominonin bindshëm me shifrat 0-6, një baner fyes për presidentin e vendasve nga ana e tifozëve bavarezë ka sjellë edhe një episod të pazakontë. Fillimisht loja do të ndalej për disa minuta teksa tekniku i Bajernit shkon menjëherë i zemëruar drejt tifozëve. Flik i kërkon këtyre të fundit të largojnë banderolën dhe me gishtat e duarve u tregon golat e shënuar nga ekipi i tij në këtë takim, si për të shprehur se një sjellje e tillë nuk e meritojnë aspak skuadra e tij sidomos pas asaj që ka dhënë në fushën e lojës.

Një gjest për tu vlerësuar ky nga ana e trajnerit të skuadrës gjermane, që është mbështetur edhe nga disa lojtarë që kanë vendosur të thonë edhe ata fjalën e tyre për të bindur atë grup tifozësh të largonte frazën fyese për Dietmar Hop. Madje hakmarrjen e kanë realizuar në fushën e lojës, duke bërë pasime së bashku me lojtarët kundërshtar, a thua se ishin në një seancë stërvitore.

Ndërkohë pas takimit, trajneri Hansi Flik ka shprehur edhe gjithë zhgënjimin e tij me tifozët bavarezë, për të cilët thotë se do të sihte më mirë sikur të qendronin në shtëpi. Madje sipas tij ky gjest i tifozerisë zhvlerëson gjithë punën e bërë nga futbollistët e tij.

“Jam i zhgënjyer, gjithçka që bëri ekipi sot ishte e kotë, kjo të ngatërron dhe të bën të zemërohesh. Kjo lloj sjelljeje nuk ka asnjë lidhje me futbollin, këta njerëz duhet të qëndrojnë në shtëpi ”, ka deklaruar trajneri i Bajernit të Mynihut, Flik./Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.