VIDEO | Një vlonjat shkëlqen në Slloveni, gol tjetër për Tahiraj

Françesko Tahiraj është vetëm 22 vjeç, por luan sezonin tij të katërt si profesionist në elitën e futbollit slloven. Mesfushori e ka nisur mjaft mirë këtë edicion, pasi ka arritur që në 13 ndeshje të shënojë 4 gola.
Edhe në ndeshjen e cila po luhet në këto momente mes Rudarit dhe Aluminijt, vlonjate kaloi skuadrën e tij në avantazh në minutën e 14-të, pasi arriti me jo pak vështirësi një harkim nga një goditje dënimi, pranë mesit të fushës. Mesfushori mbeti dhe i dëmtuar gjatë këtij momenti.

Një paraqitje e mirë e Tahirajt, i cili si kuqezi ka luajtur vetëm 55 minuta me 17-vjeçarët në vitin 2013, ku ka shënuar një gol. Një sezon i nisur mirë për vlonjatin, i cili nëse vijon kështu, ku i dihet Panuçi mund të mendojë dhe për të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *