VIDEO | Një supergol dhe Hueska vijon të bëjë histori

Hueska kërkon të tregojë se nuk është ngjitur në La Liga për të qenë kalimtar. Është hera e para që garojnë në elitën e futbollit spanjoll, por në dy javët e para kanë lënë gjurmë. Debutimi në kampionat erdhi me një fitore në transfertë kundër Eibarit me rezultatin 1-2.

Ku ka më mirë se ta nisësh me triumf kampionatin, sidomos jashtë fushe! Takimi i dytë ishte kundër Athletik Bilbaos, që sidomos në shtëpi është një ekip shumë i fortë. Gjithsesi Hueska sërish mori pikë.

E bëri këtë madje duke qenë në avantazhin e dy golave. Avila, tre minuta para përfundimit të kohësh së rregullt, “shpiku” një gol dhe arriti të barazonte rezultatin në 2-2. Ndeshja e radhës për Hueskan është kundër Barcelonës dhe ndoshta aty do ndalen, por ky gol i Avila me siguri do mbahet mend gjatë.

https://twitter.com/ElMengem/status/1034361738672656384

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *