VIDEO | Një shqiptar hesht Gelsenkirshenin, Rexhbecaj shënon të parin me Volsburgun

Shalke dhe Volsburgu po luajnë ndeshjen e fundit për javën e 18-të të Bundesligës, teksa momentalisht sfida është në shifrat 1-1. Për vendasit nga Gelsenkirshen shënoi Daniel Kaliguri, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë, ndërsa barazimin e miqve e firmosi një shqiptar.

Bëhet fjalë, pikërisht për Elvis Rexhbecajn. Mesfushori nga Prizreni shënoi golin e tij të parë me fanellën e ekipit të Volsburgut, teksa prej javësh është shndërruar në një titullar fiks dhe një lojtar kyç për skuadrën e tij.

21-vjeçari ndoqi mjaft mirë aksionin e shokëve të skuadrës, ku fillimisht topi i goditur nga Mehmedi u ndal në shtyllë dhe ishte Rexhbecaj, i cili e shtyu drejt rrjetës, duke baraspeshuar shifrat. Vlen për t’u përmendur që djaloshi nga Prizreni nuk ka luajtur për asnjë kombëtare moshash, teksa mundësitë janë tre: Shqipëria, Kosova dhe Gjermania.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *