VIDEO/ Një perlë si ajo e Santi Cazorla! E vuan Barcelona, vitet nuk i njeh

Santi Cazorla vazhdon të dhurojë spektakël, pavarësisht se vitet nuk janë më në favorin e tij. Përkundrazi, “34” rëndon mbi shpinën e këtij futbollisti dhe këtu nuk po flasim për numrin e fanellës.

Por pavarësisht kësaj, është një lojtar i domosdoshëm për Vilareal. Aktualisht këta të fundit po luajnë në transfertë ndaj Barcelonës, atje ku rezultati është në shifrat 2-1. Pas dy golave të shpejtë nga ana e katalanasve, erdhi një kryevepër.

Cazorla lëshoi një predhë nga distanca, atje ku edhe vetë Ter Stegen nuk mund të bënte më tepër për ta evituar golin, por vetëm të përgëzonte kundërshtarin për golin e realizuar. /Sport Ekspres/

https://twitter.com/EboAA1/status/1176586830503981056