VIDEO | Një penallti acaron Bajernin, Myler: Unë do e humbja qëllimisht

0

Bajerni u hakmor ndaj Fortunës së Dyseldorfit (ndeshja e parë në “Allianz Arena” përfundoi 3 – 3) duke mundur ekipin modest në transfertë me rezultatin 4 – 1.

Goli i vetëm i vendasve erdhi falë një penalltie të akorduar me “VAR” në minutën e 89-të të takimit. Një top i prekur me dorë nga Mats Humels u cilësua si faull nga arbitrat e dhomës së “VAR”-it dhe gjyqtari kryesor.

Shumica e specialistëve e kanë cilësuar si të gabuar këtë vendin të arbitrit, pasi kontakti me dorën erdhi fill pas një përplasje në trup. Tomas Myler ka qenë lojtari më i acaruar për këtë vendim, madje në intervistën në fund të takimit u shpreh se po t’i jepej atij ajo penallti, ai do ta humbte qëllimisht.

 

“Sigurisht, topi godet qartazi dorën. Nuk e di se si e shikon pjesa tjetër e Gjermanisë, por unë si sulmues nuk do e doja një penallti të tillë për ekipin tim. Do ta humbja qëllimisht”, tha Myler në intervistën pas ndeshjes për “Sky”.

Nuk munguan replikat nga ana e Dyseldorfit. Trajneri Friedhelm Funkel, u shpreh: “Kemi shkaktuar penallti edhe më të lehta se ajo. Për mua ishte një penallti qartësisht e pastër, diçka kjo që sigurisht nuk e ndryshon fitoren e merituar të Bajernit me shifrat 4 – 1”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.