VIDEO | Një në fushë, një jashtë: Salah realizon vetëm super-gola

Luhej për prestigj më shumë, pasi të dyja ekipet ishin kualifikuar në Kupën e Afrikës. Egjipt-Tunizi u mbyll me rezultatin 3-2 dhe ndeshja u vendos nga goli fenomenal i Mohamed Salah. Futbollisti i Liverpulit e ruajti gjithçka për në fund.

Një aksion mjaft i bukur, që u finalizua me plot klas nga sulmuesi i Egjiptit. Por skena nuk është vetëm për golin, pasi një tifoze e vogël ka shpalosur një mesazh drejtuar sulmuesit: “Salah, të lutem shëno. Dua të shkoj në shtëpi, kam detyra për të bërë”.

Por Salah nuk është mjaftuar me golin në fushë, pasi ka ka një përgjigje edhe për vogëlushen: “Me të vërtetë u përpoqa t’iu lija të iknit në shtëpi herë dhe më vjen keq që të mbajta deri në minutën e fundit. Shpresoj që mësuesja nesër ta kuptojë situatën”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *