Video | Një gol me dorë “tërbon” Guardiolën, ngec Siti

0

Mançester Siti nuk arrin më shumë se një barazim në transfertën përballë Uolvesit. Nuk ndodhte që nga 13 shkurti që djemtë e Guardiolës të mos fitonin në transfertë me Bërnlein, që përfundoi me të njëjtin rezultati si sot.

Ndeshja nisi me një gol të anuluar për vendasit, të cilët shënuan në minutën e 15-të me anë të Raul Himenez, por ishte një pozicion jashtë loje. Aguero dhe Sterling humbën raste të pastra për të shënuar, ndërsa argjentinasi goditi shtyllën në minutën e 21. Siti vazhdoi të dominojë, por pjesa e parë u mbyll pa gola.

Uilli Boli (57’) kaloi vendasit në avantazh pas një asisti të Zhoao Mutinjos. Portugezi hodhi një kros të bukur në zonë dhe Boli u zhyt me kokë duke kaluar Uolvesin në avantazh, topi kapi kontakt dhe me dorën e mbrojtësit, por mungesa e sistemit “VAR” në Angli u erdhi në ndihmë vendasve. Kampionët nisën sulmet e tyre dhe arritën të barazojnë me anë të Laporte (69’). Gyndogan krosoi në zonë dhe mbrojtësi francez shënoi me kokë duke barazuar sfidën.

  Ulverhempton | 1 | – 0 Manccester Siti : Boli 57’

Ulverhempton 1 – |1| Manccester Siti : Laport 69’

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.