VIDEO | Një fenomen 17-vjeçar shtang Brazilin, Liverpuli hidhet në sulm

0

Brazili nuk ka resht së prodhuari talent të rrallë. “Diamanti” më i fundit që po përpunohet në vendin e Sambës është 17-vjeçari i Fluminenses, Zhoao Pedro. Në tri ndeshjet e fundit sulmuesi i talentuar ka shënuar gjashtë gola, ku spikat takimi i djeshëm ndaj Atletiko Nasional ku realizoi tripletën e parë si profesionist.

Ky “shpërthim” i papritur i 17-vjeçarit ka sjellë interesin e shumë klubeve të mëdha në Europë. Sipas medies së njohur braziliane “Globo”, Liverpuli është kthyer në favoritin kryesor për të siguruar shërbimet e sulmuesit.

Megjithatë, ky transferim është tejet i komplikuar për shkak se në mes futet një palë e tretë. Bëhet fjalë për ekipin e Uotfordit. Skuadra nga qyteti në veri të Londrës ka arritur një marrëveshje paraprake për të blerë kartonin e Pedros, por Liverpuli mund të shfrytëzojë një klauzolë të kësaj marrëveshjeje për t’i rrëmbyer talentin Uotfordit.

Në këtë skenar, skuadra e Jurgen Klop duhet t’i paguajë një shumë parash të dyja klubeve, operacion ky që përflitet se mund të shkojë deri në 40 milionë euro, shumë  e konsiderueshme për një 17-vjeçar.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.