VIDEO/ Një çudi autentike! Shihni golin e çmendur të Xhakomo Vrionit, i pari me fanellën e Juventusit

Xhakomo Vrioni ka realizuar golin e parë me fanellën e Juventusit. Sulmuesi shqiptar ka tundur rrjetën me grupmoshat e bardhezinjve ndërsa është duke kontribuar për U-23. Në ndeshjen e sotme ndaj Carrarese të përfunduar në shifrat 2-2, sulmuesi shqiptar u aktivizua në pjesën e dytë.

Kur rezultati ishte në shifrat 2-0, Vrioni vjen me një gol fantastik. Në minutën e 75 të takimit ishte e majta e këtij sulmuesi, që nuk është e preferuara e tij, që ka shkuar në trëkëndësh dhe nga distanca. Padyshim një nga golat më të bukur në karrierën e këtij lojtari, ndërsa edhe në Itali është vlerësuar me notën 6.5, për ta shpallur si më të mirin e takimit. “Ka rikthyer shpresat me një çudi autentike”, ishte përshkrimi i bërë nga mediat italiane. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *