VIDEO | Një autogol shpëton Parmën, tre pikë shprese për Empolin

Ndeshja midis Parmës dhe Fiorentinës po mbaronte ashtu siç nisi, por një autogol i Gerson dhjetë minuta përpara fundit i dha tre pikë të arta ekipit emilian. Parma është zyrtarisht e shpëtuar me këtë fitore, ndërsa Fiorentina do të luajë në shtëpi finalen kundër Xhenoas.

Një pikë mban ekipin viola në Serie A, ndërsa humbja mund të qëllojë fatale. Në ndeshje tjetër, Empoli mbajti gjallë shpresat për mbijetesë. Ekipi i Veselit mposhti 4-1 në shtëpi Torinon, duke u ngjitur në kuotën e 38 pikëve, një më shumë se Xhenoa.

Ndeshja e radhës për Empolin është në San Siro kundër Interit. Vështirësia është e madhe, por ekipi toskan nuk ka çfarë të humbasë dhe do të tentojë surprizën e madhe. Nëse Fiorentina fiton kundër Xhenoas, Empoli do të shpëtonte edhe nëse humbet kundër ekipit zikaltër.

Empoli-Torino 4-1
(Akuah 27’, Brigi 65’, Di Lorenco 70’, Kaputo 88’ / Iago Falke 56’)

Parma-Fiorentina 1-0
(Gerson (aut) 80’)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *