VIDEO / Një anëtar i ri në familjen Grizman, ja si e mësoi francezi lajmin e gëzueshëm

0

Antuan Grizman dhe bashkëshortja e tij po presin fëmijën  e tyrë të dytë. Së fundmi është mësuar dhe gjinia e bebes, që do të jetë djalë. Por, mënyra se si Grizman e ka marrë vesh këtë ka qenë krejt e veçantë.

Gruaja e futbollistit të Atletikos ideoi një surprizë të bukur, ku ndërthuri pasionin më të madh të bashkëshortit, futbollin. Francezi e mësoi gjininë e fëmijës së tij të dytë duke goditur me top një tabelë, që më pas solli që një tufë tullumbacesh të dilnin nga një kuti e fshehur. Ngjyra e tullumbaceve ishte blu, për të treguar se së shpejti familjes së tyrë do t’i bashkohet një djalë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.