VIDEO/ Ngo e shuan serenatën korçare në 5 minuta, Tirana është më afër titullit kampion në Superiore

0

Skënderbeu-Tirana 1-2 Mensah 8’/ Ngo 71′, 76′

Tirana është afruar edhe më shumë me titullin kampion pas fitores në shifrat 1-2 ndaj Skënderbeut. Një triumf ky që tregon përfundimisht pjekurinë e bardhebluve që arrijnë edhe njëherë të përmbysin kundërshtarin.

Skënderbeu e nisi duke dominuar Tiranën ndërsa Mensah dërgoi topin në rrjetë me kokë. Kur pritej që bardheblutë të gabonin ishte Ngo që për 5 minuta nuk lejojë që të luhej serenata korçare. Me dopietën e realizuar e bën Tiranën që të mbajë diferencën prej 9 pikësh me Kukësin, për ta siguruar edhe më shumë skuadrën me suksesin. /Sport Ekspres/

 

Skënderbeu me Tiranën do të luajnë edhe supersfidën e javës së 31 në Superiore e cila do të nisë në orën 20:00. Me shumë interes pritet nga sportdashësit pasi në rast të një hapi të gabuar të bardhebluve do të kemi sërish një ndezje të kampionatit, ndërsa në të kundërt ekipi i Egbos afrohet edhe më tepër me titullin. Sa i përket formacioneve zyrtare, ka një surprizë nga ana e Dajës për Egbon pasi Dejvi Bregu do e nisë nga stoli këtë takim. Aktivizimi i tij në pjesën e dytë do t’i japë një tjetër ritëm korçarëve në përballjen që pritet të jetë një lojë shahu edhe mes dy teknikëve.

Skëndërbeu: Koliçi, Dëumfour, Imami, Dita, Pëllumbi, Mara, Daja, Elezi, Krasniqi, Mensah, Gripshi

Tirana: Lika, Ismajlgeci, Muça, Vangjeli, Doka, Batha, Çelhaka, Kale, Torasa, Kobina, Ngo

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.