(VIDEO) Ngjit letrën me emrin e tij, sfidon Ronaldon dhe ngacmon Kasanon, Vieri shou para ndeshjes!

Kur mblidhen kampionët, sigurisht, që të qeshurat nuk kanë fund. Në fushë kanë dhuruar gola, spektaël dhe emocione, por jashtë saj sigurisht që nuk ia vlen të humbasësh asnjë sekondë. Kështu, Bobo Vieri, njeriu i rrjeteve sociale, në dhomat e zhveshjes në “San Siro”, përpara ndeshjes së lamtumirës së Pirlos, ka dhuruar spektakël dhe batuta, duke ngacmuar praktikisht të gjithë, por sidomos Kasanon, që disa herë i ka thënë “zhduku, na çave by*** me këto video!

Na lër të ndërrohemi”, teksa Bobo nuk është ndalur me aq, duke shkuar më pas te një nga fanellat e Interit të pikturuara, përkrah shumë kampionësh si Eto’o, Milito & Co, që kanë shkruar historinë e bukur të Tripletës (2010), duke ngjitur një letër me emrin dhe numrin e tij, teksa ndërkohë komentonte “mungon një lojtar i madh në këtë dhomë zhveshjesh, ja po e vendos tani, që te jemi në rregull”.

Më pas, i ka hapur sfidën Ronaldo “Fenomenit”: “Në korrik do të luajmë tenis, unë dhe ti. Sfidë e madhe, Brazil-Itali. Me sete…”, teksa Ronaldo thoshte se bëjmë “Grand Slam”. Më pas, sërish te Kasano, që i thotë “mjaft, mbylle atë telefon…”, ndërsa Vieri i drejtohet “je në Instagram live, kujdes si flet”, duke qeshura, teksa Kasano përshëndet “ciao Instagram”. E kap edhe me Borrielon, që e duan “model”.

Ilariteti vazhdon, teksa personazhet janë të shumtë. Një humor edhe me Gatuzon, teksa i drejtohet “mjaft u bëre i keq edhe kur nuk je lojtar, qetësohu pak”. Pirlo qëndron në mes dhe Vieri e ngacmon duke i thënë se “ciao Andrea, je gati?!”. Ndërkohë, Inzagi i drejtohet “unë nuk pranoj stolin, do të luajë sonte”…

https://www.youtube.com/watch?v=LzM2fyZHU4E

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *