VIDEO | Nga bojkoti në kualifikim, Nigeria është spektakolare

Nigeria është kombëtarja e parë që kualifikohet në raundin e 1\16 të Kupës se Afrikës. Ata kanë arritur të mundin Guinenë për të shkuar në kuotën e gjashtë pikëve dhe siguruar matematikisht kualifikimin në fazën me eliminim direkt.

Omeruo është njeriu që vulosi kualifikimin me golin e tij në minutën e 73-të, me ndeshjen që përfundoi 1-0. Edhe pse Guinea konsiderohej si një skuadër inferiore, rezultoi një ndeshje shumë e vështirë për Nigerinë.

Ishte një sfidë e mbyllur, me ekipet që synonin të kapnin njëri-tjetrin në befasi. Eksperienca e një ekipi ekspert në këtë kompeticion rezultoi deçizive për fatet e ndeshjes.

KUPA E AFRIKËS

Nigeri – Guinea 1-0

Shënues: Omeruo ‘73

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *