VIDEO/ Nëse do ishte Mesi do studionim planetet, Dibala realizon një kryevepër që të lë pa fjalë

Juventusi ka arritur të fitojë me rezultatin 4-0 ndaj Udinezes, në takimin e vlefshëm për Kupën e Italisë. E gjithë kjo fitore ka ardhur për bardhezinjtë falë dyshes Higuan-Dibala që ka qenë e pandalshme në këtë mbrëmje magjike ku ka munguar Kristiano Ronaldo.

Për ta nisur me golin e parë, që ka ardhur falë pasimeve brilante mes Higuain dhe Dibalës. Taktika një-dy është përsëritur tre herë, përpara se të tundej rrjeta. Në minutën e 26 do të ishte sërish sulmuesi argjentinas që do të realizonte, por këtë herë nga penalltia.

Për të mbërritur në minutën e 57 te kryevepra që i ka lënë të gjithë pa fjalë. Një perlë e vërtetë nga distanca dhe me thjeshtësinë që e bën të duket Dibala, ku në rast se do të shënohej nga Mesi, sigurisht që do të ishim duke studiuar planetin se prej nga vjen ylli i Barcelonës. E për ta përmbyllur ndeshjen ka menduar Duglaas Costa nga pika e bardhë. /Sport Ekspres/

https://twitter.com/PauloDybalaBr/status/1217557008683077633

 

https://twitter.com/alessioscala_/status/1217540452561432578