VIDEO: Nejmar nxjerr fotot dhe videot e femrës që e akuzon për përdhunim!

0

Mbrëmjen e kaluar një lajm i bujshëm tronditi Nejmar Zhunior. Ky i fundit akuzohej për përdhunim nga një femër e paidentifikuar, të paktën deri në momentin që braziliani reagoi.
Në denoncimin e bërë ditën e djeshme në Sao Paolo, Nejmar akuzohej për përdhumin, për një ngjarje që kishte ndodhur në një hotel në Paris mbrëmjen e 15 majit, diçka më shumë se dy javë më parë.

Në lidhje me këtë çështje ka reaguar Nejmar, i cili me një video të gjatë 7 minutëshe të postuar në llogarinë e tij në Instagram sqaron gjithçka. Ylli brazilian përveçse sqaron duke folur, në fund të videos tregon edhe të gjithë bisedat që ka bërë me vajzën në “Whats app”, ku kjo e fundit i dërgonte video dhe foto erotike.

Sipas Nejmar, vajza në fjalë e ka bërë gjithçka me dëshirën e saj dhe se akuzat janë krejtësisht të pavërteta. Vajza në fjalë gjithashtu ka marrë pjesë edhe në videoklipe këngësh braziliane, ku videon e keni më poshtë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.