VIDEO | Në Torino janë të xhindosur, Juventusit iu mohua kjo penallti

0

Juventusi mori një barazim të çmuar në takimin e parë të çerekfinales së Champions-it ndaj Ajaksit. Megjithatë, një episod i rëndësishëm i ndeshjes mund të kishte ndryshuar rrënjësisht fatin e takimit.

Në minutën 52-të, Bentakur rrëzohet në zonë e Ajaksit pas një shtyrje nga argjentinasi Taljafiko, për arbitrin spanjoll Del Cerro ndërhyrje ishte tepër e lehtë, madje nuk pranon as konsultimin me sistemin VAR pavarësisht thirrjeve të lojtarëve të Juventusit.

 

Në studion e emisionit “Sky Sports” në Itali, të gjithë analistët e ftuar ishin të mendimit se rasti i mësipërm është një penallti e pastër dhe s’lë vend për diskutim.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.