(VIDEO) Në Spanjë kanë nisur eksperimentet, luhet tenis nga dritarja e pallatit deri sa…  bie topi

0

Të qendruarit në shtëpi është kthyer për të gjithë ne në një luftë nervash. Shumë persona me jetë aktiv po përjetojnë ditë që nuk i kishin imagjinuar kurrë se do të vinin. Të gjetur në këto kushte dhe për të vrarë kohën, krijimi i lojrave në kushte shtëpie është detyrim.

Si fillim sportistët propozuan aktivitetet fizike në kushte shtëpie. Më pas ato kaluan në sfida. Por as kjo nuk mjaftoi. Së fundmi xhonglimet me letër higjenike po shihet si metodë argëtimi por sërish koha është e kufizuar. Kështu, në Spanjë kanë propozuar një lojë akoma më të vështirë.

Nga dritarja e një pallati disa katësh dy atletë nisin të luajnë tenis nga dritaret përkatëse. Loja duket argëtuese dhe mjaft sfiduese në realizim. Gjithçka shkon mirë deri në momentin kur topi i tenisit bie nga lartësia ku janë dy personat. Videoja që po qarkullon në rrjet ka nxitur të qeshura tek njerzit e mbi të gjitha kuriozitet për ta  provuar sesa mund të qendroi topi i tenisit midis dy raketave në majë të një pallati./Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.