VIDEO/ Në Francë e shohin të rrallë: Nëse keni një ditë të keqe, shiheni golin ndaj Strakoshës

Lacio ka arritur të fitojë me rezultatin 2-1 ndaj Rennesit. Miqtë francez kaluan të parët në avantazh me golin e Morel. Ky i fundit arriti të shënonte me kokë ndaj portierit shqiptar, megjithëse nuk shquhet për mënyrë të tillë goli dhe është disi shtatshkurtër.

Morel, që është 1.72 cm, ka arritur të shënojë duke mposhtur Strakoshën. Mesa duket në Francë as që nuk e kanë menduar se Morel do të shënonte një gol të tillë, duke u bazuar në vlerësimin e “Ultimodiez”:

Strakosha ka notën 6: “Por nëse keni një ditë të keqe, atëherë duhet të shihni golin që Morel i ka bërë me kokë Strakoshës. Pastaj do ta gjeni sërish buzëqeshjen”. /Sport Ekspres/