VIDEO | Ndombele shkëlqen në debutim, luan “shah” me mesfushën e Juves

Tangui Ndombele, mesfushori i talentuar francez, bëri një ndeshje të shkëlqyer përballë Juventusit, duke qenë autori i një asisti te goli i Lukas Moura dhe duke qenë një motorr i fuqishëm në mesfushë. I ardhur nga Lioni, Ndombele është një nga talentet më premtues në Europë dhe përballë Juventusit e tregoi mjaft mirë.

Pas ndeshjes së shkëlqyer, trajneri Poçetino i thuri elozhe 22-vjeçarit, por i kërkoi tifozëve të “Gjelave” që të jenë të qetë dhe të mos presin performanca të shkëlqyera si kjo e sotmja në çdo javë: “Ndombele bëri një ndeshje shumë të mirë, një lojtar cilësor dhe që e kemi kërkuar me ngulm.

Tani që është këtu, po mundohet të ambientohet dhe të njohë shokët e skuadrës, nuk është e thjeshtë të vish në një grup lojtarësh si ky i Totenhemit dhe të përshtatesh menjëherë. Të gjithë këtu janë lojtarë të mëdhenj dhe për t’u përshtatur, duhet ende shumë kohë”, përfundoi strategu argjentinas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *