VIDEO | Ndoj heroi i Breshias, penallti e fituar dhe gol spektakolar

Emanuele Ndoj ka gjetur golin e dytë në kampionat për këtë sezon. Mesfushori i kombëtares shqiptare fitoi penalltinë e golit të parë dhe ka shënuar golin e dytë për Breshian në ndeshjen kundër Karpit në shtëpi.

Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 2-1 për Breshian, që është pranë sigurimit të një trepikëshi të rëndësishëm për objektivin Serie A.

Donaruma zhbllokoi rezultatin me anë të një penalltie që u fitua nga 22-vjeçari shqiptar, ndërsa Ronaldo barazoi përkohësisht shifrat për Karpin. Ndoj riktheu vendasit në avantazh me golin e shënuar 8 minuta përpara fundit të pjesës së parë.

Mesfushori mori një pasim nga Donaruma dhe shënoi një gol të bukur me të majtën. Për momentin Breshia vazhdon të jetë në avantazh dhe mbajtja e këtij rezultati i siguron Breshias kryesimin e Serisë B me 42 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *