VIDEO/ Ndodhi në Gjirokastër! Flamurtari merr fitoren e parë për sezonin 2019-2020

0

Flamurtari ka marrë fitoren e parë në këtë sezon të 2019-2020 sa i përket kampionatit shqiptar. Nuk është pritur pak, por 22 javë që vlonjatët të marrin tre pikët nga një përballje falë Ribajt. Ky i fundit shënoi nga pika e bardhë në pjesën e parë, duke kaluar në avantazh ekipin e Troisit.

Luftëtari është munduar për të barazuar rezultatin, por duke dalë e humbur nga kjo përballje në Gjirokastër. Një humbje e cila duket se fundos përfundimisht edhe bluzinjtë, që i mban matematika në lojë për mbijetesën. Sa i përket Flamurtarit, kjo fitore mund të ndikojë për të rritur sadopak besimin në një skuadër që ka aq shumë probleme, ndërsa tani ndodhen me 9 pikë në tabelë dhe 19 pikë larg vendit që të dërgon në “Play-Off” për të mos rënë nga Kategoria. /Sport Ekspres/

Dy ekipet që mbajnë vendet e fundit të tabelës do të përballen ditën e sotme në Gjirokastër për javën e 22 të Superiores. Flamurtari ende nuk ka provuar shijen e fitores së parë në për këtë sezon, ndërsa rënia në një kategori më poshtë sa vjen e bëhet më e pashmangshme. Në një pozitë të vështirë është edhe Luftëtari, që gjendet 15 pikë larg ekipit më të afërt në renditje.

Trajneri Çoçlli po i beson shumë të rinjve që nga momenti kur është ulur në stolin e zikaltërve dhe një gjë të tillë e ka bërë edhe sot. Ndërkohë në krahun tjetër, Troisi ka vendosur të hedhë në sulm Lucas Ramos dhe Ribajn./Sport Ekspres/

Luftëtari: Shala, Dragoshi, Duka, Isufi, Lala, Qato, Açka, Lika, Çela, Dushkaj, Mehmetllari

Flamurtari: Moçka, Gocaj, Qarri, Nebihu, Hoxhaj, Vrapi, Carlos Ramos, Souza, Costa, Ribaj, Lucas Ramos.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.