VIDEO/ Ndodh sërish! Nuk shënon dot me portë bosh, Ibrahimoviç nuk i beson syve

Milani është duke luajtur ndaj Torinos, në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Italisë. Ndeshja është duke vazhduar me 30 minutat e shtesës, ndërsa rezultati i 90 minutave ka përfunduar në shifrat 2-2.

Calhanoglu ka arritur të shënojë në minutat e fundit të takimit, me një goditje shumë të bukur dhe që e la në vend portierin. Ndërkohë ishte Zlatan Ibrahimoviç që ashtu si edhe në ndeshjen e shkuar, ka një problem të madh me portën e boshatisur. Sulmuesi suedez ka humbur një shans të artë duke u gjendur i vetëm dhe i duhej vetëm të shtynte topin në rrjetë, por nuk i ka mbyllur vuajtjet e Milanit brenda 90 minutave për të gjetur golin e tretë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *