VIDEO/ Ndodh edhe sot! Dietmar Hop po ndërpret Bundesligën, bojkotohet edhe një ndeshje

0

Pas atij episodi të djeshëm në ndeshjen Hofenheim – Bajern Mynih, ku loja u ndal për shkak të banerit fyes të tifozëve bavarez, një tjetër precedent i tillë ka ndoshur edhe ditën e sotme. Bëhet fjalë për takimin mes Unionit të Berlinit dhe Volfsburgut, ku tifozët vendas kanë shpalosur një banderolë fyese dhe shënjestra ka qenë po e njëjta, presidenti i Hofenheimit Dietmar Hop, së bashku edhe me Federatën e Gjermanisë.

Loja është ndalur dy herë. Fillimisht një banderolë kundër federatës gjermane në minutën e 33-të solli përkohëshisht ndalimin e lojës për pak kohë, por në minutën e 44-t gjyqtari ka vendosur ti dërgojë futbollistët përpara kohe në dhomat e zhveshjes. Kjo pasi fjalët “Bir k****” drejtuar Dietmar Hop ka bërë që gjyqtarir t’i soset durimi. Lojtarët e Unionit të Berlinit kanë shkuar drejt tifozerisë së tyre për t’i kërkuar të ndryshonin sjellje, por ka qenë e kotë. Megjithatë pjesa tjetër e ndeshjes ka vazhduar normalisht, ndërsa arbitri kryesor paralajmëroi se nëse rasti përsëritej sërish atëherë i duhej të merrte si masë anullimin e takimit./Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.