Video | Ndeshje spektakolare në Angli, Riçarlison shpëton Evertonin me dopietë

Premier Liga angleze sapo ka filluar edhe spektakli s’kishte si të mungonte. Ndeshja më drithëruese deri më tani ka qenë ajo midis Uolverhemptonit dhe Evertonit që mbaroi me rezultatin 2-2. Një 90-minutësh që përveç golave ka pasur dhe shumë tension, si dhe nj karton të kuq për një ndërhyrje brutale.

Evertoni gjeti i pari avantazhin me anë të blerjes 60 milionë eurosh Rirçarlison, i cili shfrytëzoi më së miri një hutim të mbrojtjes vendase gjatë një harkimi nga një goditje standarde, që e pa të dilte i vetëm përpara portierit Patrisio.

Në minutën e 41’, Evertoni do të mbetej me 10 lojtarë, pasi kapiteni Fil Xhagielka u ndëshkua me të kuqe pas një ndërhyrje me taka të ngritura. Para se të mbyllej pjesa e parë Uolves gjetën barazimit falë ekzekutimit spektakolar të një goditje dënimi nga mesfushori portugez Ruben Neves.

Edhe pse me 10 lojtarë, Evertoni arriti të gjete sërish avantazhin po me Riçarlison. Talenti brazilan poshtë përsëri Patrision me një goditje të harkuar. Goli i barazimit erdhi nga sulmuesi meksikan Raul Himenez, i cili gjeti golin e parë në Angli falë një goditje të saktë më kokë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *