VIDEO | Ndeshje “horror” në Verona, Kieza fundos Kievon

Tre pikë të arta për Fiorentinën që triumfoi përballë Kievos në transfertë me rezultatin 2-3. Ekipi viola ngjitet përkohësisht në vendin e nëntë me 30 pikë dhe Milani i vendit të katërt është vetëm pesë pikë larg.

Kievo nuk shfrytëzoi inferioritetin numerik të Fiorentinës dhe vazhdon të qëndrojë në vendin e fundit në kampionat me 8 pikë dhe mbijetesa bëhet gjithnjë e më e vështirë.

Muriel hapi serinë e golave që në minutën e katërt. Goli i tretë në dy ndeshje për kolumbianin, i cili e ka nisur në mënyrë të shkëlqyer aventurën me ekipin nga Firence. Kievo barazon me anë të Xhakerinit, por VAR-i anulon golin.

Fiorentina përfiton dhe dyfishon shifrat. Benasi shënoi një gol shumë të bukur në minutën e 27-të, por Kievo reagon në fundin e pjesës së parë dhe Stepinski shënon me kokë dhe shton shpresat e ekipit veronez për të marrë pikë në këtë ndeshje.

Pjesa e dytë nis mirë për vendasit, të cilët fitojnë një penallti. Karton i kuq për Benasin dhe Pelisier nuk gabon duke barazuar shifrat. Kievo hidhet në sulm në kërkim të golit të fitores, por në skenë ngjitet Federiko Kieza. Talenti i miqve gjen golin në minutën e 79-të, ndërsa Kievo fiton një tjetër penallti pesë minuta përpara fundit.

Pelisier gabon kësaj radhe, ndërsa Kieza shënon sërish pas dy minutash pas disa kombinimeve të bukura me Gerson. Kievo nuk dorëzohet dhe Xhorxheviç shkurton rezultatin një minutë përpara fundit. Pesë minutat shtesë nuk dhurojnë asgjë me Fiorentinën në festë dhe Kievon në lot për humbjen e një shansi shumë të mirë.

Kievo-Fiorentina 3-4
(Stepinski 38’ , Pelisier (pen) 60’, Xhorxheviç 89’ / Muriel 4’, Benasi 27’, Kieza 79’, 86’)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *