VIDEO | Ndeshje fantastike e Çekiçit, gol dhe asist në Slloveni

Endri Çekiçi nuk pati një fillim të lehtë të Olimpija e Lubjanës, por duket se durimi i pogradecarit është shkëlqyer. Javën e kaluar 22-vjeçari shënoi golin e parë në kampionatin slloven, ndërsa kontribuoi në një tjetër gol duke fituar një penallti.

Futbollisti shqiptar ka qenë sërish protagonistë ditën e sotme në fitore 4 – 2 të skuadrës së tij ndaj Triglavës.

Çekiçi shënoi sërish, ndërsa në minutat e takimit shërbeu një asist fantastik për golin e fundit të kryeqytetasve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *