VIDEO | Ndeshje e çmendur në Holandë, Zeneli ndal Ajaksin

Sot është luajtur kryendeshja e javës në kampionatin holandez të futbollit, ajo mes Ajaksit dhe Herenvenit. Pritja ishte shumë e gjatë për këtë sfidë dhe pritshmëritë ishin të mëdha, pasi ky takim konsiderohet si një nga klasiket holandeze.

Si pasojë, askush nuk u zhgënjye, pasi në këtë ndeshje u panë plot 8 gola. Ajaksi e nisi shumë mirë takimin, duke shënuar që në minutën e 13’ të takimit me anë të Tadiç. Megjithatë, vetëm një minutë më vonë u barazuan, pasi Lamers shënoi për Herenvenin.

Gjithsesi, Tadiç do të rikthente sërish në avantazh ekipin e Amsterdamit, në minutën e 16’. Një autogol i Herenvenit në të 28-ën i dha avantazhin e trefishtë Ajaksit, që shpërdoroi dhe një penallti në minutat e fundit të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, Herenveni ishte më kërkues dhe arriti ta barazojë takimin. Lamers dhe Van Bergen shënuan për të vendosur baraspeshën. Veterani Huntelar u duk se i dha fitoren Ajaksit në minutën e 83’, por radhën e kishte Zeneli…

Ylli i Kosovës ekzekutoi në mënyrë fantastike një goditje nga këndi, që shndërrohet në gol nga Pieri në sekondat e fundit të takimit. Sfida u mbyll me rezultatin spektakolar 4-4 dhe Zeneli ishte një ndër më të mirët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *