VIDEO/ Ndërtohet stadiumi i tretë për botërorin në Katar, ja 4 faktet që duhet t’i dini patjetër

Education City Stadium është stadiumi i tretë i ndërtuar në Katar për tu përdorur në botërorin e 2022. Përveç kësaj ndërtese madhështore, pritet të ndërtohen dhe dy stadiume të tjerë, duke e çuar numri në 5 të tilla. Ja 4detajet kryesore që duhet t’i dini patjetër për këtë stadium.

1. “Diamanti i shkretëtirës”

Fasada e stadiumit përmban trekëndësha që formojnë modele gjeometrike komplekse, si diamanti, të cilat duket se ndryshojnë ngjyrën me lëvizjen e diellit . Ashtu si diamantët, dizajni i stadiumit paraqet cilësi, qëndrueshmëri dhe rezistencë – dhe do të bëhet diçka për t’u çmuar, si dhe për tu përdorur nga stadiumet e tjera.

2. Vendi i çerekfinaleve Eduacion City është vendosur të presë ndeshje deri në fazën e çerekfinaleve. Gjatë botërorit kapaciteti i ulëseve do të jetë 40.000, por pas këtij eventi, numri do të reduktohet në më pak se 20000.

3. Jo vetëm stadium

Ky stadium do të përdoret nga shumë universitete për kërkime shkencore dhe doktoratura. Gjithashtu përveç qëllimit parësor që është futbolli, në këtë godinë gjigande do të vendoset fakulteti i Universitetit të Sporteve.

4. Super transport publik

Në Katar është krijuar transporti publik me metro, i quajtur “Doha Metro”, që do t’i ndihmojë tifzoët të shkojnë me lehtësi në stadium./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *