VIDEO | Nderime edhe nga rivali për titull, Racingu feston në mënyrë madhështore

Kampionati argjentinas përfundoi një natë më parë, me Racing që u shpall kampion për herë të 18-të në histori. Një sukses që u festua në mënyrë madhështore nga tifozët dhe klubi nga Buenos Airesi.

Lufta ishte mjaft e ashpër, me Racing që si rival kryesor kishte ekipin e Defensa y Justicia, që për herë të parë në histori arriti të shpallej nënkampion i Argjentinës. Pikërisht, java e fundit e kampionatit përkonte dhe me përballjen mes dy rivalëve kryesorë.

Çështja e titullit ishte zgjidhur, kështu ndeshja mes Racingut dhe Defensas ishte sa për statistikë. Një ndeshje që u kthye në një festë madhështore, ku vëmendjen kryesore e mori nderimet që të dy ekipet i bënë njëra-tjetrës në fillim të takimit.

Fillimisht ishin lojtarët e Racing, të cilët formuan një korridor për të nderuar kundërshtarët e Defensas. Ishin pikërisht këta të fundit, të cilët ia kthyen nderimin rivalëve të tyre, duke bërë përsëri të njëjtën gjë. Për më tepër, ju ftojmë të ndiqni videon, që besoj nuk ka shumë nevoj për koment.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *