VIDEO | Ndërhyrja horror në Sevilja-Liverpul, shikoni reagimin e Van Dijk

0

Virxhil Van Dijk është një lider për Liverpulin. Gjiganti holandez është një nga lojtarët më të mirë në botë dhe një shembull për  të gjithë lojtarët e të kuqëve, që e shohin atë si një kapiten të vertetë si brenda fushës së lojës, ashtu dhe jashtë saj.

Në takimin kundër Seviljas, lojtarët spanjollë bënë shumë ndërhyrje të ashpra, në veçanti ndërhyrja e Gnangon kundrejt të riut të Liverpulit, Larouci. Gagnon u largua direkt me karton të kuq, por sapo mbaroi takimi miqësor, Van Dijk u vërsul drejt tij, duke u konfrontuar.

Pas këtij incidenti, gjiganti holandez tha: “Të ndërhysh në atë mënyrë kundrejt një djaloshi shumë të ri në një miqësore, është e papranueshme. Një moment shumë negativ, që shpresoj të mos përsëritet”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.