VIDEO | Ndalet Liverpuli, as Shaqiri nuk e ndihmon dot

Skuadra e Liverpulit po udhëheq kampionatin anglez prej disa javësh, madje dhe me distancë në pikë me ndjekësit e Mancester Sitit. Gjithsesi, dy barazime radhazi kanë hapur garën për kreun dhe Siti ndodhet vetëm tri pikë larg.

Pas barazimit me Leisterin, Liverpuli nuk mori dot më shumë se 1 pikë as në takimin e sapo mbyllur kundër Uest Hemit. Edhe pse Mane i dha avantazhin të kuqve në minutën e 22’, Antonio barazoi shumë shpejt (28’) dhe ky gol vendosi rezultatin final të sfidës.

Këto dy pikë të lëna mund të ndikojnë shumë në fatet e sezonit për të besuarit e Klop, që tashmë kanë filluar të ndjejnë presionin e Mancester Sitit. Të kuqtë e “Merseyside” ngjiten në kuotën e 62 pikëve, vetëm 3 më shumë se Siti i vendit të dytë (59).

Premier League, java 25

Uest Hem – Liverpul  1-1
Antonio 28’ / Mane 22’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *