VIDEO | Natë magjike në Torino, Ronaldo çon Juven në çerekfinale

Juventusi ia ka dalë të përmbysë humbjen 2 – 0 në Madrid ndaj Atletikos, duke mundur skuadrën spanjolle 3 – 0 në “Allianz Stadium”.

Heroi i ndeshjes ishte padyshim Kristiano Ronaldo, që realizoi tripletën e golave që çon Juventusin në fazën çerekfinale të UEFA Champions League. Edhe pse ka ikur nga Spanja, portugezi vazhdon të mbetet një makth për skuadrën e Atletiko Madrid, sidomos në Champions ku i ka mundur dy herë në finale me Real Madrid.

Gjithsesi meritat i takojnë dhe pjesës tjetër të skuadrës e trajnerit Alegri, pasi rreziku i Atletikos u neutralizua krejtësisht përgjatë të gjithë 90-minutëshit.

Juventus 3 – 0 Atletiko Madrid
Shënues: Ronaldo 27’, 48’, 86’ (pen)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *