VIDEO: Napoli shtyn festën e Juves, Kievo lë Serinë A pas një dekade

Shtyhet festa e Juventusit, sepse Napoli ka bërë detyrën në Verona, ndaj Kievos, duke reaguar mirë pas humbjes në Europa League. Kështu, Juves do i duhet një pikë javën e ardhshme kundër Fiorentinës, në Torino.

Një fitore e lehtë 3-1, me një ndeshje tëdominuar ndaj një rivali modest, sepse Kievo pas 11 vitesh zbret matematikisht në Serinë B, diçka e pritshme prej kohësh, sepse skuadra veroneze e nisi sezonin me një penalizim që ia bënte të pamundur ngjitjen drejt zonës së mbijetesës.

Heroi i ndeshjes për Napolin u bë qendërmbrojtësi Kulibali, autor i 2 golave, ndërkohë që Milik vazhdon të shënojë dhe këtë sezon ka kapur kuotën e 20 golave.

Luajti titullar edhe Elseid Hysaj, i cili këtë radhë u paraqit mirë, pas paraqitjes së dobët në Londër.

One thought on “VIDEO: Napoli shtyn festën e Juves, Kievo lë Serinë A pas një dekade

  1. Hysaj eshte lojtsr medioker mjaft me se na .cate trapin nuk po’ e shifni qe nuk e kerkon asnje skuader

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *