VIDEO | Napoli shkatërron Parmën, Hysaj asist

Napoli është rikthyer te fitorja në Serie A, teksa ka shkatërruar Parmën në transfertë me shifrat 0-4. Me nga dy gola për çdo pjesë, ekipi i Ançelotit ka shkurtuar përsëri hendekun me Juventusin, që tashmë është përsëri në 13 pikë.

Fillimisht ishte Piotr Zielinski, i cili çoi në avantazh ekipin e tij, pas një pasimi të lojtarit të kombëtares tonë, Elseid Hysaj. Në minutën e 36-të, ishte Milik, i cili dyfishoi shifrat, duke çuar ekipin e tij të qetë në pushimin mes pjesëve.

 

Në fraksionin e dytë, ishte përsëri Milik në minutën e 73-të që shënoi golin e dytë personal dhe të tretin e sfidës. Nëntë minuta më vonë, ishte Adam Unas, i cili shënoi golin e katërt dhe të fundit për këtë takim.

Parma – Napoli 0-4
Shënues: Zielinski 19’, Milik 36’, 73’, Unas 82’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *