VIDEO: Napoli kapitullon pa luftë, Valencia imiton Arsenalin

0

Napoli priti në “Sao Paolo” skuadrën e Arsenalit dhe pas disfatës 2-0 në Londër, parashikohej një reagim nga të besuarit e Ançelotit. Por kjo gjë nuk ndodhi, pasi “Topçinjtë” londinezë triumfuan edhe në Napoli, me rezultatin 0-1. Një supergol nga Aleksandër Lakazet mjaftoi që Napoli të dorëzohej dhe që Arsenali të kualifikohej në gjysmëfinalet e Europa League.

Në takimin tjetër mes Valencias dhe Vijarealit, nuk ka pasur shumë surpriza. Pas fitores 1-3 në fushën e Vijarealit, Valencia triumfoi sërish në shtëpi, me rezultatin e pastër 2-0. Golat nga Latorre dhe Parejo në secilën pjesë vendosën rezultatin e përgjithshëm të sfidës në 5-1, dominim total.

Napoli – Arsenal  0-1 (0-2)
Lakazet 36′

Valencia – Vijareal  2-0  (3-1)
Latorre 13′, Parejo 54′

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.