VIDEO | Muslija “çan” rrjetën, vendimtar në fitoren e Hanover

0

Florent Muslija ka gjetur rrugën e rrjetës në miqësoren e sotme ku skuadra ku luan i riu shqiptar, Hanoveri, mundi 2 – 1 rusët e Rostov. Një goditje e fuqishme e 21-vjeçarit çoi shifrat e takimit në 2 – 0.

Vitin e ardhshëm Hanoveri mund do të luajë në Bundesligën e dytë pas rënies nga elita e futbollit gjerman. Kjo situatë mund t’i shkojë përshtat mesfushorit të Kosovës, pasi konkurrenca në ekip është ulur disi pas largimeve të shumë lojtarëve gjatë javëve të fundit.

Pak javë më parë Muslija ra dakord të bëhej pjesë e përfaqësueses së Kosovës. Debutimi i Muslisë me fanellën e “dardanëve” pritet të ndodhë në grumbullimin e muajit shtator.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.