VIDEO | Muriqi fiton derbin e shqiptarëve në Turqi, 90 minuta për Vrionin

0

Rizespori, skuadra ku aktivizohet Vedat Muriqi ka qenë surpriza e javës në Superligën turke, pasi ka mundur në transfertë Kasimpashën e vendit të katërt me rezultatin 1 – 0. Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës rezultoi vendimtar në këtë takim me një asist mjaft të bukur për nigerianin Umar.

Loret Sadiku, mesfushori shqiptar i Kasimpashës, si rrallëherë u aktivizua nga stoli, duke luajtur gjatë të gjithë pjesës së dytë. Me këtë fitore skuadra e Muriqit shkon në kuotën e 15 pikëve, sërish në vendin e fundit të tabelës, por mbijetesa nuk është e pamundur.

Zhvendosemi në Itali, ku Venecia e Xhakomo Vrionit barazoi 1 – 1 në transfertë ndaj Specias.  Sulmuesi i komëbares shqiptare luajti për 90 minuta në këtë takim, ku nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës.

 

 

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.