VIDEO/ Muriq rezulton katastrofë me Arsenalin, portieri shqiptar siguron stolin në Angli

Arijanet Muriq kishte një shans të madh për t’i treguar të gjithëve sesa vlente dhe sesa po gabonin me të që e lanë në stol te Notingham Foresti. Faktikisht, skuadra e “Championship” e huazoi nga Manchester City këtë portier duke e konsideruar si titullar.

Por pas disa paraqtijeve të këqija në takimet e para, vendin e portierit shqiptar e mori Samba. Ky i fundit ofronte më tepër siguri, por mbi të gjitha ishte edhe portieri i Notingham Forestit jo si huazim, por i transferuar përfundimisht.

Trajneri i këtij ekipi anglez i dha një tjetër shans Muriqit në takimi ne “EFL Cup” ndaj Arsenalit. Por në transfertë do të humbej me rezultatin 5-0, megjithëse Arsenali ishte me shumë të rinjë në fushë. Në golin e dytë dhe të katërt një pjesë të madhe të fajit kishte edhe Muriq, që në këtë mënyrë siguron stolin edhe në vazhdimësi. Tifozët e Nottingham Forest kanë reaguar menjëherë në “Twitter”, duke kërkuar rikthimin e Sambas si titullar dhe janë të indijuar me paraqitjen e gardianit të Kosovës. /Sport Ekspres/