VIDEO | Murinjo specialist i rrëzimeve, shikoni çfarë i ndodh!

Në dhjetor drejtuesit e Mançester Junajtid vendosën të shkarkonin Zhoze Murinjon dhe ai po shijon pushimet. Portugezi është ftuar së fundmi në Rusi për të ndjekur një ndeshje hokeji.

Atij iu dha e drejta për të qenë në pistë përpara fillimit të ndeshjes mes Shën Petersburg dhe Omsk. Pasi ka sinjalizuar fillimin e duelit si një arbitër boksi, Murinjo është nisur të largohet, kur befas ka rrëshqitur në pistën e akullt. Të dy kapitenët kanë nxituar menjëherë për ta ngritur trajnerin e famshëm.

Një gjë e tillë i ndodhi dhe para pak kohës në një aeroport, ndërsa tashmë nuk ka patur dhe aq shumë faj, sepse në akull është gjithmonë e vështirë të mbash ekuilibrin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *