VIDEO | Muriç i magjishëm, portieri i Kosovës nderon Guardiolën

0

Mançester Siti ka kaluar në gjysmëfinalen e turneut “Carabao Cup”, duke eliminuar Lester Sitin pas goditjeve të 11-metërshave. Portieri i përfaqësueses së kosovës, Arijanet Muriç ishte protagonisti i këtij takimi me dy penalltitë e pritura.

Kevin De Brujn zhbllokoi në minutën e 14-të të takimin me një goditje me të djathtën që kapi të papërgatitur portierin Uard. Vendasit barazuan shifrat gjatë pjesës së dytë. Një top i shkëlqyer i mesfushorit nigerian, Ndidi, u shfytëzua mjaft miri nga Albrajton, i cili nuk gaboi i vetëm përballë 20-vjeçarit Muriç.

Ndeshja përfundoi barazim 1 – 1 dhe më pas të dyja skuadrat iu drejtuan goditjeve të 11-metërshave. Austriaku i Lester Sitit, Kristian Fuks gaboi i pari duke fluturuar goditjen e tij, ndërsa Stërling dështoi të çonte topin në rrjetë me një goditje stil “panenka”.

 

 

Më pas Muriç dhuroi spektakël duke pritur penalltin e anglezit Medison e më pas të turkut Sojunçu. Zhezuz dhe Zinçenko nuk gabuan në goditjet e tyre dhe në përfundim të gjithë lojtarët e Sitit shkuan të festoni me portierin e përfaqësues së Kosovës, i cili ishte njeriu kyç i kësaj mbrëmjes. Ndërkohë, fansat udhëtues i bënë një përshëndetje speciale duke brohëritur në kor emrin e tij.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.