VIDEO | Mundi kancerin, Pogba: Çfarë bekimi, Brajan je frymëzim!

Kanceri është një nga sëmundjet që ka shkaktuar dhimbje pafund te shumë njerëz, por jo gjithmonë triumfon e keqja dhe ka raste kur kjo sëmundje del “e humbur”. Një rast i tillë ka ndodhur me djaloshin Brajan Dodien, i cili prej tre vitesh luftonte me një tumor, që në fund ka arritur ta mundë.

Një nga mbështetjet më të mëdha për djaloshin, duket se ka qenë, Pol Pogba. Ish-mesfushori i Juventusit, ka qëndruar afër 14-vjeçarit në kohën kur luante për bardhezinjtë, me të cilët dhe djaloshi Brajan është tifoz, duke e ndihmuar jo pak në luftën që ai kishte me sëmundjen.

Brajan Dodien është rikthyer për të luajtur, teksa së fundmi, pasi hodhi tumorin pas, ka luajtur në ndeshjen Juventus-Bolonja, sfidë e vlefshme për grupmoshat u15. Pogba ka postuar një video në llogarinë e tij në Instagram, ku shfaqen momentet e tij me djaloshin, si dhe një mesazh nga Brajan, pas ndeshjes.

Mesfushori francez, së bashku me postimin, kishte bërë dhe një shkrim për 14-vjeçarin, ku kishte shkruar: “Çfarë bekimi që Brajani e mundi kancerin dhe luajti ndeshjen e tij të parë me Juventusin u15. Shumë krenar për ty miku im, faleminderit që je një inspirim për mua dhe shumë të tjerë. Shpresoj të shihemi shpejt!”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *